Kandidatja për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini, përmes një videoje të publikuar në rrjetin e saj social Facebook, ka thënë se ndërtimi i 30 çerdheve e kopshteve publike, do të ulnin shpenzimet mujore familjare.
Ndërtimi i tyre është një nga premtimet e Shahinit në fushën e arsimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Çerdhet dhe kopshtet publike kryejnë tri funksione thelbësore për familjet e Prishtinës. U japin fëmijëve një fillim të mbarë me kujdes edhe edukim të mirë. U mundësojnë nënave kthim në tregun e punës me mendjen e qetë dhe ulin shpenzimet familjare, një pjesë e të cilave shpenzohet në çerdhe dhe kopshte private. Me 30 çerdhe dhe kopshte publike që do t’i themelojmë në të gjitha lagjet e Prishtinës, ne i zvogëlojmë shpenzimet mujore për familjet e Prishtinës”, deklaroi Shahini.