Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, njëherësh kandidat i LDK-së për kryetar, ka prezantuar linjat e reja të autobusëve në kryeqytet.
Ai e ka prezantuar zgjerimin e rrjetit të transportit publik në një konferencë të mbajtur të martën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër këtë pastaj ka shkruar edhe në rrjetin social Facebook.
“Për herë të parë, autobusi shkon në lagje si: Tasligje, Velania, Bledi, Arberia, Sofalia, Qëndresa, Nic, Veternik, Zllatar. Po lidhim edhe fshatrat me kryeqytetin, Marec, Vitia e Marecit, Siqeva, Kolovica, Zllash, Ballaban, Nishec, Gllogovicë, Llabjan, Slivov, Shkabaj, Drenoc, Prugoc”, ka shkruar Rama në Facebook.
Ai ka thënë se kryeqyteti ka marrë frymë të re në lëvizje.
Ka thënë se janë 30 linja të reja, 172 autobusë modernë dhe se do të ketë autobusë çdo 7 minuta në linjat kryesore.