Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës dhe kryetari aktual i komunës, Përparim Rama, ka njoftuar se vendimi për të hequr taksën për tokat bujqësore në territorin e kryeqytetit përbën lehtësim për qytetarët, një mbështetje për pronarët e tokave dhe një nxitje për zhvillimin e ekonomisë lokale.
“Kemi hequr taksën për tokat bujqësore – një barrë më pak për qytetarët, një mbështetje më shumë për pronarët e tokave dhe zhvillimin e ekonomisë lokale”, ka shkruar Rama.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari i Prishtinës gjithashtu ka postuar video nga investimet që ka bërë në lagjen “Bregu i Diellit”, duke premtuar se nëse fiton edhe mandatin e dytë, investimet do të zgjerohen.
VIDEO: