Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, i cili është kandidat edhe për një tjetër mandat, ka thënë në një postim në Facebook se ka mbajtur zotimin për linja të përditshme të autobusëve në mënyrë që çdo fshat të lidhet me qendrën e qytetit.
Ai ka thënë se për herë të parë, asnjë fshat e asnjë lagje nuk mbetet jashtë dhe të gjithë lidhen me qendrën e qytetit.
“Autobusë të rinj, linja të përditshme, nisje nga çdo fshat e çdo lagje, një zotim që bëhet realitet dhe i jep hov të madh zhvillimit të Kamenicës. Përmes Krilevës, Kamenica lidhet edhe me Prishtinën, me çmim simbolik, një mundësi e artë për studentët dhe një lehtësim i madh për çdo qytetar. Kamenica jonë ecë përpara, me barazi, mundësi dhe dinjitet për secilin”, ka thënë ai.
