Zgjedhjet lokale

Përmbyllet verifikimi i rezultateve në 17 qendra komunale, po vazhdon në Mitrovicë

qkn

Është përmbyllur verifikimi i rezultateve të rundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave në 17 prej 18 qendrave komunale të numërimit: Junik, Mamushë, Kllokot, Obiliq, Klinë, Vushtrri, Dragash, Rahovec, Gjakovë, Gjilan, Fushë Kosovë, Suharekë, Kaçanik, Prishtinë, Viti, Prizren dhe Pejë. 

Ndërkaq, procesi i verifikimit që ka filluar në orën 16:20 të martën në Mitrovicën e Jugut është duke vazhduar ende. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, procesi pritet të përfundojë edhe aty të mërkurën. 

KQZ-ja ka njoftuar se po ashtu të martën, në ora 14:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar rinumërimi i 41 vendvotimeve me kërkesë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

“Vendvotimet që do të rinumërohen i takojnë zgjedhjeve për Kuvendin Komunal në Gllogoc dhe janë: 0324/01, 0325/01, 0322/01, 0320/01, 0318/02, 0317/04, 0317/03, 0316/02, 0312/02, 0310/03, 0310/02, 0304/01, 0321/01, 0324/03, 0327/01, 0315/02, 0316/01, 0308/01, 0320/02, 0306/01, 0301/05, 0301/04, 0328/02, 0326/03, 0311/03, 0340/03, 0311/05, 0310/01, 0323/03, 0322/0, 0323/02, 0311/01, 0330/01, 0324/02, 0317/01, 0317/02, 0324/02, 0309/01, 0309/02, 0310/05 dhe 0313/01”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.