Ka përfunduar numërimi i votave me postë për kandidatët për kryetar të Prishtinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas rezultateve preliminare të KQZ-së të publikuara në orën 22:40 minuta, kandidati për kryetar të Prishtinës, nga Vetëvendosje Hajrullah Çeku ka marrë 55.38 për qind të votave të diasporës ose 571 vota.
Kurse, kandidati tjetër për kryetar nga LDK-ja, Përparim Rama ka marr 26.67 për qind të votave me postë ose 275 vota.
Uran Ismaili nga PDK-ja ka marrë nga votat me postë 11. 93 për qind ose 123 vota.
Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Përparim Rama prin në Prishtinë me 33.71 për qind të votave, kurse pas tij renditet Hajrulla Çeku me 33.22 për qind të votave. Në vendin e tretë renditet sërish Uran Ismaili nga PDK-ja me 27.65% të votave.
Gara për balotazh mes këtyre dy kandidatëve zhvillohet më 9 nëntor.