Zgjedhjet lokale

Nis numërimi i votave me postë

Nis numërimi i votave me postë

Ka nisur në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve procesi i numërimit të votave që i takojnë votimit jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale, i realizuar përmes postës nga 17 shtatori deri më 11 tetor 2025.

Siç ka njoftuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë aprovuar rreth 30 mijë pako me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar gati 4 mijë. 

Arsyet e refuzimit janë kryesisht sepse mungon dëftesa e regjistrimit apo ndonjë dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ-ja.

KQZ-ja ka njoftuar po ashtu se ka përfunduar verifikimi i votave për 30 komuna: Hani i Elezit (e hënë), Junik, Mamushë, Zveçan, Raillug, Partesh (e martë), Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog, Skenderaj (e mërkurë), Viti, Rahovec, Suharekë, Dragash, Kaçanik, Lipjan, Fushë Kosovë, Ferizaj, Kamenicë, Drenas, Vushtrri (e enjte), Gjakovë, Graçanicë, Mitrovicë e Jugut dhe Podujevë (e premte).