Kandidati i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës për kryetar të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili ka qenë në qeverisje gjatë katër vjetëve të fundit, po synon edhe një mandat tjetër në këtë komunë. Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ai u shpreh se vizioni i tij dhe i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është një Rahovec i zhvilluar, i drejtë dhe gjithëpërfshirës.
Edhe në Suharekë, AAK-ja ka nisur fushatën me kandidatin e saj Bali Muharremaj, i cili gjithashtu ka udhëhequr komunën gjatë katër vjetëve të fundit dhe po kërkon një mandat të ri. Muharremaj vizitoi familjen e Ramë Bllacës, duke thënë se ka vendosur ta fillojë fushatën ndryshe nga herët e tjera, me një vizitë në Bllacë dhe te familja e një burri që, sipas tij, ka bërë shumë për qytetin dhe për Kosovën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo