Qendra Komunale e Numërimit në Mitrovicë të Jugut është e mbyllur.
Kjo qendër është duke u siguruar nga Policia e Kosovës, bëjnë të ditur ekipet e KOHËS në terren.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProkuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar të hënën mbrëma se ka urdhëruar që përkohësisht te ndërpritet procesi i mëtejmë i numërimit të fletëvotimeve në këtë qendër.
Në njoftim është thënë se ka pasur pretendime për manipulim me fletëvotime dhe do të pritet deri në marrjen e përgjigjes zyrtare nga operatori ekonomik që i ka shtypur fletëvotimet, për të sqaruar numrat e ndryshëm serikë në disa fletëvotime.
VIDEO: