Zgjedhjet lokale

Lladrovci: Qytetarët e Drenasit i kanë 101 arsye “Për Drenasin Kampion”

Ramiz Lladrovci

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, që po garon edhe një mandat nga radhët e “Për Drenasin Kampion”, ka mbajtur një tubim në Llapushnik të dielën. 

“Tubimet tona masive, çdo ditë po i demantojnë përçarësit që fshehen prapa vlerave të heronjve tanë të luftës dhe paqes, duke tentuar ata t'i përvetësojnë, por, qytetarët e dinë se kush mund t'i përfaqësojë ato vlera e kush jo. Fitorja me 101 arsye është fakt që në të gjitha takimet tona zgjedhore po rikonfirmohet.  Qytetarët e komunës së Drenasit i kanë 101 arsye "Për Drenasin Kampion", qytetarët kampionë në këto zgjedhje kanë qëllim fitoren e madhe dhe përfaqësimin e denjë dhe të drejtë. Llapushniku i fitoreve foli, kështu do të jetë edhe më 12 Tetor. Vazhdojmë edhe katër!” – ka shkruar Lladrovci në Facebook. 

Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen më 12 tetor.

 

Lexo përditësimet tjera
zgjedhjet

Dita e 16-të e fushatës

Në këtë tekst do të mund t’i lexoni zhvillimet kryesore të ditës së 16-të të fushatës...