Kryeministri në detyrë Albin Kurti vlerëson se me Ardian Golën kryetar Gjakova do ta hapë perspektivën për përparim dhe zhvillim dhe njëkohësisht ta ruajë identitetin e trashëgimisë së saj historike.
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ishte mbrëmë në Gjakovë për t’i ofruar mbështetje kandidatit të partisë për kryetar të Gjakovës, Ardian Gola.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjakova e ka mundësinë më të mirë që me Ardian Golën të hapë perspektivën e saj për përparim e zhvillim dhe, në të njëjtën kohë, të ruajë identitetin e trashëgiminë e saj historike – kjo është edhe e mundur edhe ia kemi detyrim. Ajo është nyje strategjike ekonomike, kulturore e kombëtare. Duhet të gjithë të japim nga pak për t’ia dhënë Gjakovës Ardianin që i duhet”, ka shkruar Kurti në Facebook.