Zgjedhjet lokale

KQZ-ja përmbyll procesin e zgjedhjeve lokale

kqz

Foto: Driton Paçarada

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e zgjedhjeve lokale 2025. KQZ-ja në mbledhjen e së enjtes ka certifikuar edhe rezultatet për Kuvendin Komunal të Istogut – që ishte pengesa e vetme për të përmbyllur të gjithë procesin.

Më 21 nëntor, KQZ-ja kishte certifikuar rezultatet përfundimtare për 37 kuvendet komunale Deçan, Gjakovë, Drenas, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë-Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Leposaviq, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Podujevë, Prizren, Skenderaj, Shtime, Shtërpcë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Në këtë vendim të KQZ-së, nuk përfshihej rezultati i zgjedhjeve për Kuvendin Komunal të Istogut, pasi ende nuk ishte përmbyllur vendimmarrja lidhur me ankesën e një kandidati për asamble.

Ndërkaq, rezultatet e zgjedhjeve për kryetarë të komunave janë certifikuar në dy mbledhje të ndryshme. /KP