Kandidati nga radhët e PSD-së për kryetar të Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka premtuar se do ta zgjidhë çështjen e ujit të pijshëm për banorët e lagjes “Malësia”.
“Uji i pijshëm dhe problemet thelbësore për banorët e lagjes Malësia nuk do të jenë më pengesë. Me asamblistët e lagjes, që i dinë nevojat dhe prioritetet e lagjes, po punojmë për zgjidhje të prekshme. Progresi është mirëqenie për çdo lagje dhe për çdo banor”, ka shkruar Kastrati në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZgjedhjet lokale në Kosovë mbahen më 12 tetor.