Avdullahaj: Gazmend Muhaxheri është me teke, ai e luan rolin e shefit
Kandidati për kryetar i komunës së Pejës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, ka akuzuar kandidatin për kryetar të LDK-së, Gazmend Muhaxherin se për shkak të tekeve të tij komuna e Pejës po përballet me probleme të shumta.
Në emisionin “Zgjedhjet në KOHË – Debati për Pejën”, Vehbi Avdullahaj ka thënë se Peja është ngulfatur nga problemet dhe se për zgjidhjen e tyre nuk ka asnjë ide as Muhaxheri që qeverisë me këtë komunë tash e 12 vite.
“Gazmend Muhaxheri është një person që është me teke, ai e luan tash rolin e shefit ai nuk konsultohet me kërkon i ka disa përreth qe zakonisht thuhet ja mbajnë zhagun dhe i keshen dhe ashtu ai e ka marak edhe nuk punon me ekspertë për me ditë problemin e infrastrukturës në Pejë, prandaj infrastruktura në Pejë është e bllokuar”, ka thënë Avdullahaj.
Avdullahaj ka thënë se prioriteti i tij i parë në rast se zgjidhet kryetarë do të jetë zgjidhja e kësaj çështjeje duke punuar me ekspertë të infrastrukturës.
Po ashtu ai ka premtuar se do të merret edhe me çështjen e arsimit të cilën e ka konsideruar të shkatërruar në komunën e Pejës.