Kandidati i Lidhjes Demokratike për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, mbajti tubimet qendrore të dielën në qendrat e qytetit. Selmanaj takim me qytetarë gjatë ditës pati në lagjen Ortakoll, ku tha se ndau planin për qeverisjen katërvjeçare. E kandidati i kësaj partie për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli vizitoi një biznes, nga ku premtoi më shumë mbështetje për ndërmarrësinë gjilanase. E tubim hapës ka mbajtur edhe kandidati i LDK-së për kryetar të Fushë-Kosovës, Besnik Osmani. Ai para qytetarëve të mbledhur ndau vizionin e tij për qytetin e prezantoi kandidatët për asamble komunale. Kandidati për kryetarë të Podujevës, Ekrem Hyseni, në Facebook ka shpërndarë një vizitë që pati te një familje llapjane.
Tha se sfidave që ka komuna nuk i është përgjigjur pushteti aktual, E kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, që kandidon për një mandat të dytë, shpërndau një video promovuese për kapacitet e komunës për të reaguar në raste të emergjencave.
“Për herë të parë në kryeqytet kemi qendrën operative 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Çdo urgjencë, alarm, telefonatë e ka përgjigjen dhe një ekip që vjen te ju. Sepse emergjenca nuk ka orar. Prishtina përtej zyrave që mbyllen në ora 4”, tha Rama.