Në Viti ka përfunduar numërimi i të gjitha votave për balotazhin e zgjedhjeve lokale. Sokol Haliti i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të jetë për mandatin e katërt në krye të kësaj komune.
Vitia ishte prej komunave me rezultatin më të ngushtë në balotazh, ku diferenca ishte më pak se 200 vota.
Pas numërimit të votave të diasporës, atyre me kusht dhe nevoja të veçanta, diferenca mes Halitit dhe Arsim Ademit të Lëvizjes Vetëvendosje është ngushtuar në 136.
Haliti në total ka 8622 vota, ndërsa Ademi 8486.
Në votat me postë, Ademi mori 317, ndërsa Haliti 234.