Sot në Qendrën e numërimit dhe rezultateve do të nisë numërimi i votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike.
Numërimi sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të nisë në orën 16:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVotimi fizik jashtë Kosovës është zhvilluar më 6 qershor në 30 përfaqësie diplomatike.
Sipas të dhënave nga 27,724 votues të regjistruar kanë votuar rreth 81% e tyre apo 22,414.
Sipas rezultateve preliminare nga numërimi i votave në vendvotimet e rregullta Lëvizja Vetëvendosje prin me rreth 43 për qind, Partia Demokratike e Kosovës është e dyta me 21 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me nën 18 për qind e Aleanca e katërta me 7 për qind. Në këto të dhëna nuk përfshihen vendvotimet me kusht, votimi i personave me nevoja të veçanta dhe votimi jashtë Kosovës, të cilat ende nuk janë numëruar.
Përfundon numërimi dhe verifikimi i votave në 28 komuna, këta janë më të votuarit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar lidhur me aktivitetet që janë duke u zhvilluar në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor 2026.
Sipas Zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, “deri më tani (e enjte, 11 qershor 2026, ora 09:00) procesi i verifikimit dhe numërimit ka përfunduar në 28 Qendra Komunale të Numërimit, ndërkaq, numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara dhe që i takojnë të gjitha QKN-ve (38) është 2,118 nga 2,498 vendvotime apo 84.79%”.
Sipas tij, procesi i numërimit dhe verifikimit nuk është përmbyllur ende në 10 QKN-të tjera: Fushë-Kosovë, Suharekë, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut, Podujevë, Gjilan, Gjakovë, Ferizaj, Prizren dhe Prishtinë.
Ndërkaq, Qendrat Komunale të Numërimit të cilat kanë përfunduar këto aktivitete janë:
Ndërkaq Qendrat komunale të Numërimit që kanë përfunduar këto aktivitete të hënën janë: Junik, Shtërpcë, Hani i Elezit, Partesh dhe Mamushë.
Të martën kanë përfunduar numërimin Qendrat Komunale në Zubin Potok, Zveçan, Kllokot dhe Novobërdë, Obiliq, Shtime, Ranillug, Mitrovicë Veriu.
Të mërkurën në Deçan, Dragash, Kamenicë, Graçanicë, Klinë, Viti, Kaçanik, Rahovec, Leposaviq, Istog, Skenderaj, Malishevë, Drenas, Lipjan, dhe Pejë.
Procesi i numërimit dhe verifikimit nuk është përmbyllur ende në 10 QKN-të tjera: Fushë Kosovë (56/62); Suharekë (73/86); Vushtrri (79/89); Mitrovicë e Jugut (98/100); Podujevë (103/103); Gjilan (80/127); Gjakovë (116/144); Ferizaj (126/146); Prizren (133/232); dhe Prishtinë (107/262).
Lista e 10 kandidatëve më të votuar nga secila parti
Lëvizja Vetëvendosje:
1. Albin Kurti
2. Glauk Konjufca
3. Albulena Haxhiu
4. Hekuran Murati
5. Donika Gërvalla
6. Xhelal Sveçla
7. Avni Dehari
8. Hajrulla Çeku
9. Mimoza Kusari-Lila
10. Ejup Maqedonci
Partia Demokratike e Kosovës:
1. Bedri Hamza
2. Përparim Gruda
3. Arian Tahiri
4. Uran Ismaili
5. Sala Jashari
6. Vlora Çitaku
7. Ganimete Musliu
8. Arben Mustafa
9. Enver Hoxhaj
10. Mërgim Lushtaku
Lidhja Demokratike e Kosovës:
1. Vjosa Osmani
2. Lumir Abdixhiku
3. Doarsa Kica-Xhelili
4. Hykmete Bajrami
5. Avdullah Hoti
6. Kujtim Shala
7. Ukë Rugova
8. Anton Quni
9. Armend Zemaj
10. Lutfi Haziri
Aleanca:
1. Ardian Gjini
2. Ramush Haradinaj
3. Daut Haradinaj
4. Besnik Tahiri
5. Bekë Berisha
6. Burim Ramadani
7. Time Kadrijaj
8. Agim Çeku
9. Arbër Tolaj
10. Albana Bytyqi
Nga 23 mijë pako të verifikuara të diasporës, aprovohen 22,601 e refuzohen 755
Deri më 10 qershor, në procesin e vlerësimit janë përfshirë më shumë se 23 mijë e 300 pako me fletëvotime nga jashtë Kosovës, prej të cilave janë aprovuar 22,601, ndërkaq janë refuzuar 755, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Sipas KQZ-së, ky proces ka filluar më 9 qershor 2026, në orën16:00 dhe ka për qëllim të vërtetojë nëse këto pako janë dërguar nga votuesit e regjistruar.
“Deri në përfundim të ditës së mërkurë (10 qershor 2026) në procesin e vlerësimit janë përfshirë më shumë se 23 mijë e 300 pako, prej të cilave janë aporvuar 22,601, ndërkaq janë refuzuar 755. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 699 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ”, thuhet në njoftim.
Në fund të këtij procesi të vlerësimit, KQZ-ja do të publikojë të dhënat për mumrin e pakove me fletëvotime të supozuara, të cilat do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Gjatë ditës së hënë, më 8 qershor, është përmbyllur procesi i tërheqjes së pakove me fletëvotime që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës. Tërheqja e pakove me fletëvotime ëshë bërë nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme si dhe nga kutia postare e KQZ-së në Kosovë. Nga 23 kuti postare, janë tërhequr më shumë se 85,700 pako të supozuara me fletëvotime, një pjesë prej të cilave janë sjellë në Kosovë.
Gjatë periudhës së regjistrimit (6 maj – 17 maj 2026) numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës është 104,480 votues.