Në qendrat komunale të numërimit ka përfunduar numërimi i votave për ata që votuan brenda Kosovës. Rezultatet kanë dallime të vogla me ato që u shpallën nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mbrëmjes e së dielës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLëvizja Vetëvendosje që në rezultatet preliminare kishte 299,453 vota apo 42,96 për qind, pas rinumërimit në QKN iu shtuan edhe 193 vota. VV-ja mori 299,646 vota apo 42,97 për qind.
E Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në rinumërim iu shtuan 269 vota. Nga 147,325 vota apo 21,13 për qind që kishte në rezultatet preliminare, në QKN mori 147, 594 apo 21,17 për qind.
Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) iu shtuan 72 vota në QKN. Mori 122,780 apo 17,61 për qind nga rinumërimi, pasi në rezultatet preliminare pati 122,708 vota apo 17,60 për qind.
Edhe Aleanca pati 94 vota më shumë në rinumërimit. Në rezultatet preliminare morën 49,917 vota apo 7,16 për qind, e në QKN patën 50,011 vota apo 7,17 për qind.
