Kandidati i AAK-së, Shkelzen Komoni, ka shpalosur programin e partisë së tij për fushën e shëndetësisë për zgjedhjet e 7 qershorit.
Në debatin “Zgjedhjet në Kohë”, Komoni ka thënë se preventiva kombëtare është shtylla kryesore e këtij programi derisa ka përmendur edhe reforma rrënjësore në spitalet rajonale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Si Aleancë e kemi programin i cila ka shtyllë kryesore preventivën kombëtare e cila do të ketë digjitalizimin dhe funksionalizimin e mjekësisë familjare, domethënë mbështetje të plotë pavarësisht se a është nivel lokal a parti tjetër, pra në mënyrë të unifikuar”, ka thënë ai.
Komoni tutje ka shtuar se partia e tij parasheh ndryshimin e politikave financiare në mënyrë që të merren barna të sigurta efektive dhe me kosto optimale derisa personeli shëndetësor duhet të motivohet në mënyrë që të mos largohet jashtë vendit, “pra të bëhen politika dhe strategji afatgjate 10-20 vjeçare”.
E derisa ka folur për mungesën e barnave, kandidati i AAK-së ka hedhur akuza në drejtim të LVV-së duke e akuzuar atë për keqmenaxhim dhe kurdisje me barna.
“Barnat mungojnë për shkak të keqmenaxhimit, kurdisjeve që janë bërë e zakonisht janë bërë në Klinikën e Onkologjisë. Po rritet buxheti e në qershor po mungojnë citostatikët është punuar para disa viteve në udhëzim administrativ ku thuhet se duhet vetëm barna origjinale jo biosimilare. Sistemi i Sllovenisë, Kroacisë i përdor biosimilare sepse thotë që e merr me kosto më të vogël edhe trajton rreth 100 persona e në sistemin që e kanë këtë trajtohen 10 persona dhe tjerat mungojnë, duhet të hulumtohet çka është bërë në udhëzimin administrativ”, ka thënë Komoni.