Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Kreshnik Radoniqi, ka thënë se kanë pranuar ankesa nga disa qendra të votimit në Rahovec për shenja në numrat e fletvotimeve.
“Kemi pranuar njoftim nga Komuna e Rahovecit, ku në qendra të votimit është vërejtur se fletëvotimet kanë shenja të dukshme në numra. Kjo ka shkaktuar ankesa në radhët e këshillave të vendvotimit”, ka theksuar Radoniqi në konferencën për media.
Ai nuk e ka sqaruar se për çfarë shenjash bëhet fjalë.