Zgjedhjet 2025

LVV-ja merr mbi 87% të votave të diasporës të numëruara deri tash

Albin Kurti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet 75 për qind të votave që janë dhënë në përfaqësi diplomatike, nga shtetas të cilët jetojnë jashtë vendit. 

Bazuar në përditësimin e orës 07:45, në të cilin janë prezantuar rezultatet e 30 nga 40 kutitë e votave të numëruara, rezulton se mbështetjen më të madhe e ka siguruar Lëvizja Vetëvendosje. Ajo ka marrë mbi 87 për qind të votave. 

Asnjë parti tjetër nuk ka siguruar përqindje dyshifrore. 

PDK-ja, 5.50 për qind, LDK-ja 4.87 për qind e AAK-ja 1.59 për qind.

Vetëvendosja kryeson me 8,910 vota deri tash.