Igor Simiq nga Lista Serbe e ka cilësuar të jashtëligjshëm refuzimin që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia bëri shpalljes së rezultateve përfundimtare të këtij subjekti politik.
Këtë refuzim ai e cilësoi si të motivuar politikisht. Simiq ka paralajmëruar se Lista Serbe do të ankohet për këtë vendim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sapo jemi njoftuar nga KQZ-ja në Prishtinë se anëtarët e KQZ-së jashtëligjshëm kanë refuzuar të shpallin rezultatet përfundimtare kur bëhet fjalë për votat e fituara nga Lista Serbe në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që u mbajtën më 28 dhjetor të vitit të kaluar. Me këtë, sikur edhe pati nisur ky proces zgjedhor dhe në rastet e mëhershme, regjimi i Albin Kurtit po përpiqet ta bëjë të pamundur që serbët të zgjedhin përfaqësuesit politikë që do të luftojnë për interesat e popullit serb”, ka thënë Simiq, sipas mediumit në gjuhën serbe “Kossev”.
Të shtunën, KQZ-ja i shpalli rezultatet përfundimtare për të gjitha partitë tjera, por duke refuzuar atë të Listës Serbe. KQZ-ja ndau shpalljen e rezultateve në tri votime. E në rastin e Listës Serbe, shpallja nuk mori mbështetjen e nevojshme.