Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për të akredituar edhe 18 mijë e 233 vëzhgues për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 28 dhjetor.
Kjo u bë e ditur në mbledhjen e mbajtur të hënën nga ky institucion.
Numrin më të madh të vëzhguesve nga subjektet politike, sipas të dhënave të KQZ-së, e kanë Partia Demokratike e Kosovës me 4,411 vëzhgues, Lëvizja Vetëvendosje me 4,296 vëzhgues, Lidhja Demokratike e Kosovës me 3,636, si dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 2,969 vëzhgues.
Po ashtu, KQZ-ja ka akredituar vëzhgues nga organizata ndërkombëtare, përfshirë Zyrën e BE-së në Kosovë dhe Institut de Coopération et Développement, si dhe nga organizata joqeveritare. Procesi do të monitorohet edhe nga një numër i konsiderueshëm i mediave vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë RTK-në, KosovaPress-in, Reuters-in, ARD-në, TV Klanin dhe të tjera.
Me akreditimet e fundit, numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar nga KQZ deri më tani ka arritur në 19,085, prej të cilëve 17,614 janë nga subjektet politike, ndërsa pjesa tjetër nga institucione shtetërore, OJQ, organizata ndërkombëtare, përfaqësi diplomatike dhe media.
-
Mbi 16 mijë e 500 vëzhgues të akredituar për zgjedhjet e 7 qershorit
-
KQZ-ja akrediton 761 vëzhgues për zgjedhjet e 7 qershorit, refuzon dy organizata
-
Mbi 19 mijë vëzhgues të angazhuar në monitorimin e procesit zgjedhor
-
Mbi 7 mijë votues më shumë në zgjedhjet e 28 dhjetorit sesa në ato lokale
-
Hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e 28 dhjetorit