Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2025

Kelmendi që pas rinumërimit iu hoqën 955 vota: Nuk e di nga kush m’u shtuan

taulant kelmendi

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kelmendi, ka thënë se nuk e di se nga kush i janë shtuar 955 vota, të cilat i janë hequr pas procesit të rinumërimit. 

Në një status në Facebook Kelmendi ka thënë se pas rinumërimit, kur rezultati sipas tij është i pastruar dhe i pakontestueshëm, ndien obligim të sqarojë dhe siç është shprehur “mos të lë hije në fitoren tonë”. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me shumë shqetësim i kam përcjellë zhvillimet gjatë procesit të rinumërimit të votave në Pejë, ku është vërejtur se edhe mua më janë shtuar vota në disa kuti gjatë numërimit. Nuk e di nga kush dhe nuk kam kërkuar nga askush. Prandaj është e papranueshme!” ka shkruar ai në Facebook. 

Kelmendi ka shtuar se i ka pasur votat e mjaftueshme për deputet edhe pa ato që dolën të shtuara, derisa ka thirrur institucionet përgjegjëse të hetojnë rastet me manipulimet me vota. 

“Për më tepër, çdo ndërhyrje e tillë bie ndesh me parimet tona dhe distancohem nga çdo veprim që është në kundërshtim me to”, ka shkruar tutje.