Zgjedhjet 2025

Hamza premton zero tatim për paga deri në 400 euro

Bedri Hamza

Ulje të tatimit në paga ka premtuar kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza. Në ditën e tetë të fushatës, Hamza është zotuar që në rast se e merr detyrën e kryeministrit pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, pagat deri në 400 euro nuk do t’i nënshtrohen fare tatimit. Për ato nga 400 deri në 800 euro ai ka premtuar tatim prej 8 për qind e për ato mbi 800 euro, tatim 10 për qind. E kjo, ai ka thënë se do të përkthehet në më shumë para e mirëqenie për familjet. 

Në tubimin me përkrahësit e PDK-së në Malishevë, Hamza ka thënë se programi i tij ofron zgjidhje reale, të llogaritur dhe të financuar qartë. Ai ka theksuar se ky program bazohet në katër shtylla - zhvillim ekonomik e mirëqenie, arsim e shëndetësi, drejtësi e mbrojtje dhe politikë e jashtme. 

Edhe në Malishevë, Hamza është zotuar se punëtori do të jetë në qendër të politikave të qeverisë së udhëhequr nga ai, teksa e ka përsëritur premtimin për themelimin e Fondit të Papunësisë dhe Gjykatën e Punës.

Lexo përditësimet tjera
Zgjedhjet

Dita e tetë e fushatës

Agjenda e kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza:17:30 – Istog, Shtëpia e Kulturës “Adem Jashari”19:00 – Skenderaj,...