Deputetja e rizgjedhur, Hykmete Bajrami, ka kërkuar rinumërim të votave në gjithë Kosovën, pas vjedhjeve që dolën në pah pas rinumërimit të disa qendrave.
Ajo ka kërkuar që edhe organet e drejtësisë të vihen në lëvizje.
“Kërkoj rinumërimin e votave në të gjithë Kosovën dhe reagim të shpejtë e efikas nga institucionet e drejtësisë. Kushdo që ka prekur votën duhet të japë përgjegjësi para ligjit dhe para qytetarëve”, ka shkruar ajo në Facebook.
Edhe Lutfi Haziri ka kërkuar që organet e rendit të hetojnë deri në detaje, siç e ka quajtur ai “këtë makineri të vjedhjes së vullnetit të popullit.
“Aty ku gara bëhet kush qeveris më keq, del që edhe gara kush vjedh më shumë është mendësi dhe vjedhja e votës është e vetmja mundësi që u duhet. Organet e rendit duhet ta hetojnë deri në detaje këtë makineri të vjedhjes së vullnetit të popullit. Lavdi ju qoftë marria”, ka shkruar ai.
Bajrami ka +43 vota më shumë nga rinumërimi i deritashëm, kurse Haziri 23.