Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë një tubimi zgjedhor në Kaçanik ka thënë se këto zgjedhje janë vendimtare për rikthimin e Kosovës në normalitet kushtetues e institucional.
Abdixhiku kritikoi gjendjen aktuale politike dhe institucionale në vend, duke thënë se Kosova ndodhet në krizë besimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të flasësh në Kaçanik nuk është fjalim i zakonshëm politik. Është përballje me historinë dhe përgjegjësi ndaj shtetit. Institucionet janë bllokuar, Kushtetuta është shkelur dhe vendimmarrja është përqendruar te individi, jo te ligji”, u shpreh ai, duke shtuar se vendi ka përfunduar në izolim politik dhe nën masa ndëshkuese.
Në tubimin me qytetarët e Kaçanikut, ai tha se zgjedhjet e 28 dhjetorit nuk janë vetëm garë politike, por “vendim për të ardhmen e shtetit”.
“Ne nuk jemi këtu për pushtet, por për shtet. Jo për një mandat, por për një drejtim të ri”, theksoi Abdixhiku.
Në fund, ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje dhe të mbështesin ndryshimin.