Zgjedhjet 2025

Abdixhiku premton paga deri në 1.000 euro për mësimdhënës dhe ndërtimin e 80 çerdheve të reja

lumir abdixhiku

Pagë deri në 1 mijë euro për secilin mësimdhënës, si shenjë respekti real për profesionin dhe për dinjitetin e tyre, ka premtuar kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku. Në takim me mësimdhënës në Prishtinë, në ditën e tetë të fushatës zgjedhore, ai ka thënë se zotimet e LDK-së për arsim janë të qarta dhe të panegociueshme.

 Abdixhiku ka premtuar gjithashtu se në qeverisjen e tij do të ndërtohen 80 çerdhe të reja, në mënyrë që fëmijët të kenë fillim të duhur ndërsa prindërit, mbështetjen që u mungon.

 Në mesin e zotimeve për arsimin, ai ka numëruar mësimin tërëditor, shkolla më cilësore, barazi më të madhe dhe zhvillim të plotë të nxënësve. 

Kandidati i LDK-së për kryeministër ka premtuar edhe përfshirjen e kodimit dhe inteligjencës artificiale si lëndë mësimore në shkolla, në mënyrë që, siç ka thënë, Kosova të përgatitet për botën e së nesërmes dhe jo për të djeshmen.

Lexo përditësimet tjera
Zgjedhjet

Dita e tetë e fushatës

Agjenda e kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza:17:30 – Istog, Shtëpia e Kulturës “Adem Jashari”19:00 – Skenderaj,...