TEMPUS

Mehmeti: Institucionet duhet të merren seriozisht me rregullimin e kuadrit ligjor për dhunën digjitale

Hyrije Mehmeti

Hyrije Mehmeti, hulumtuese në Hibrid.info, tha se institucionet duhet të merren seriozisht me rregullimin e kuadrit ligjor për dhunën digjitale.

E ftuar në “Tempus“, Mehmeti tha se studimet tregojnë se si viktimat janë të pafuqishme për tu përballur me manipulime të tilla, sidomos në mungesë të kuadrit ligjor.

Ajo theksoi se nese nuk fillohet të merret seriozisht prej institucioneve shtetërore të rregullimit të një kuadri ligjor, është e vështirë të fillohet lufta reale ndaj dhunës digjitale.

“Një hulumtim që është paraqitur prej një platfore që ka funksion kontrollimin e fakteve, tregon qysh është bë deep fake me pornografikë. Jemi tu fol për përdorimin e imazheve, të fytyrave të njohura dhe grave dhe vajzave të cilat nuk i përkasin jetës publike dhe janë kriju imazhe të rreme me fytyrat e tyre dhe janë shpërndarë në faqe të ndryshme pornografike, që është një prej formave më serioze të dhunës digjitale”, tha Mehmeti.

Mehmeti, duke iu referuar rregullimit të kuadrit ligjor, tha se kjo është forma e parë që mund të fillojmë t’i ndjekim këto forma të dhunës digjitale. /BetimipërDrejtësi


Hamiti: Bashkëpunimi me platformat digjitale është më i vështirë për vepra më të lehta

Armend Hamiti, prokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, tha se bashkëpunimi i platformave të rrjeteve sociale me autoritetet në Kosovë, është më i vështirë për vepra më të lehta.

Sipas tij, secila kërkesë për ndihmë juridike ndërkombëtare ka kosto.

I ftuar në “Tempus“, prokurori Hamiti tha se nga këto platforma, Facebook-u jep përgjigje në një kohë relativisht të shpejtë. Por, sipas tij, problemi qëndron në atë se ata e vlerësojnë në bazë të rrezikshmërisë së veprës.

“Mirëpo, problemi më i madh se e shikon ndonjëherë ata vendosin a ju doket rrezikshmëria e asaj vepre, qysh e trajtojnë ata për me ta jep informatën”, tha prokurori Hamiti.

Ndërkaq ,theksoi se kur bëhet fjalë për vepra më të rënda, përgjigjet janë më të shpejta.

“Kur kemi vepra më të rënda, për shembull vrasje e rëndë ose terrorizëm përgjigjet i kemi shumë ma shpejt”, tha ai.

Hamiti theksoi se kur vepra mbetet në nivel të ngacmimit, shpeshherë edhe nuk marrin përgjigje.

Ai tha se kjo nuk është problematike vetëm për Kosovën, por edhe për shtete të Evropës, për shkak se platformat duan të ruajnë privatësinë e përdoruesve të tyre.

“Sepse ato e kanë një lloj, dëshirojnë me ruajt privatësinë e klientëve. Mirëpo, kur është vepra më e rëndë, me pasoja më të mëdha, kemi përgjigje, sidomos po foli për Facebook, kemi përgjigje prej tyre”, shtoi prokurori Hamiti. /BetimipërDrejtësi


Berisha: Ushtrues të dhunës digjitale janë kryesisht burra dhe viktimat gratë

Adelina Berisha, drejtore e Programit për Adresimin e Dhunës me Bazë Gjinore në Rrjetin e Grave të Kosovës, në emisionin “Tempus” në KTV, tha se ushtrues të dhunës digjitale janë kryesisht burra dhe viktimat janë gratë.

Berisha tha se faktet dhe studimet tregojnë që e njëjta formë e dhunës në bazë gjinore që është ushtruar në hapësira fizike, tash është kthyer në hapësira online dhe siç u shpreh ajo mund të themi prapë ushtrues të dhunës janë të njëjtit- djem dhe burra, ndërsa viktimë janë gratë.

“E njëjta formë e dhunës në bazë gjinore që deri më tani është ushtru në hapësira fizike e publike, tash është kthy në hapësira online. Dhe mund të themi prapë, ushtrues të dhunës janë djem, janë burra dhe viktima janë vajzat edhe gratë”, tha Berisha.

Berisha theksoi si qëllim mbajtjen nën kontroll të grave, sidomos gratë të zëshme në politikë dhe ato që kërkojnë ndryshime në politikë, sipas saj, janë ato që atakohen në platforma online.

Ajo tha se ka raste kur persona që më parë kanë qenë në një lidhje dhe e përfundojnë atë, vazhdojnë t’i shantazhojnë vajzat me forografi intime që i kanë bërë gjatë kohës sa kanë qenë në lidhje apo edhe me imazhe të rreme, për ta frikësuar viktimën. /BetimipërDrejtësi


Mehmeti: Format e dhunës digjitale janë të sofistikuara, një prej tyre inteligjenca artificiale

Hyrije Mehmeti, hulumtuese në Hibrid.info, tha se format e dhunës digjitale sot janë të sofistikuara dhe se ka mënyra të ndryshme se qysh ushtrohet dhunë digjitale.

“Zhvillimi i inteligjencës artificiale sado që është shumë i mirë, në anën tjetër është tu na pru edhe rreziqe të reja”, tha Mehmeti në emisionin “Tempus” në  KTV.

Sipas saj, përmes inteligjencës artificiale po krijohen përmbajtje denigruese për gratë dhe vajzat.

“Një prej tyre është edhe përdorimi i inteligjencës artificiale, kryesisht për krijimin e përmbajtjeve të cilat janë denigruese për gratë për vajzat, por jo vetëm për këtë, por edhe për fëmijët edhe për personat e tjerë”, shtoi ajo.

Mehmeti theksoi se ka pasur raste kur kanë publikuar artikull se si janë përdorur imazhe të grave të rajonit, për t’i paraqitur si gra shqiptare dhe për t’i  futur në faqe të ndryshme.

“Jemi tu fol për gra të cilat ekzistojnë në të vërtetë, janë marrë fotografitë e tyre prej profileve zyrtare në rrjetet sociale, qoftë Facebook, Instagram, ose rrjete të tjera dhe pastaj janë shpërnda nëpër grupe të ndryshme që e denigrojnë imazhin e një gruaje, një vajze- por edhe personave të tjerë që janë të përfshirë”, tha Mehmeti.

Sipas saj, është e vështirë për t’u gjetur secili manipulim dhe të bëhet publik

“Ajo që është më e keqja është se këto forma të manipulimit mbeten edhe të pazbulume, për shkak se është shumë vështirë që secilin manipulim me e gjet edhe me e bo publik, por në anën tjetër dëmi veç vazhdon pa marrë parasysh a shihen prej shoqërisë, a nuk shihen prej shoqërisë”, u shpreh Mehmeti.

Gjithashtu, hulumtuesja përmendi edhe forma të reja sa i përket përdorimit të inteligjencës artificiale për këto qëllime.

“Zakonisht janë këto format e reja për shembull ka raste që tash përdoren me inteligjencë artificiale imazhe të cilat nuk janë reale. Publikohet fotografije e një vazje apo një gruaje për favore të ndryshme”, tha Mehmeti. /BetimipërDrejtësi