Rritja më e madhe e YouTubeit në vitet e fundit ka ardhur nga shikimi në televizor, dhe kompania në pronësi të Google po kërkon të fitojë më shumë para nga kjo.
Një mënyrë për ta arritur këtë është futja e reklamave 30-sekondëshe në televizor, të cilat nuk mund të anashkalohen (skip). Reklamuesve në mbarë botën u janë paraqitur detajet, ndërsa në përdorim kjo veçori pritet të hyjë në ditët në vazhdim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKompania i ka thënë reklamuesve se inteligjenca artificiale e saj “optimizon në mënyrë dinamike mes reklamave gjashtë-sekondëshe, 15-sekondëshe dhe 30-sekondëshe në televizorë, duke siguruar që fushata të arrijë audiencën e duhur në kohën e duhur.”
Për ata që janë “alergjikë ndaj reklamave”, zgjidhja e qartë është abonimi në YouTube Premium. Abonimi kushton nga 7 deri në 14 dollarë – varësisht nga paketa që zgjedh.