Pas një pritjeje të gjatë, Apple më në fund ka lëshuar veçoritë e saja të inteligjencës artificiale (AI) për iPhone, por për disa versione të zgjedhura, raporton “BBC”.
Apple Intelligence, një grup i mjeteve AI që u paralajmëruan në qershor, është bërë i disponueshëm për pronarët e disa iPhone në mbarë botën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKarakteristikat e reja përfshijnë përmbledhjen e njoftimeve, mjete për t’i ndihmuar përdoruesit në shkrimin e mesazheve dhe një ndërfaqe e re për ndihmësin virtual Siri.
Por ato do të jenë të disponueshme vetëm për njerëzit që kanë pajisjet më të fundit – duke përfshirë gjitha modelet e iPhone 16, si dhe iPhone 15 Pro dhe Pro Max.