Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Tregtia e drogës po lulëzon në Snapchat

Snapchat

Organizata kërkimore daneze “Digital Responsibility” ka akuzuar Snapchatin se lejon një “numër shumë të madh” tregtarësh droge të operojnë hapur në platformën sociale, duke e bërë më të lehtë për fëmijët blerjen e llojeve të ndryshme të drogës, përfshirë kokainë dhe opioide.

Sipas hulumtimit të kësaj organizate, e cila promovon zhvillimin e përgjegjshëm digjital, është gjetur dëshmi se Snapchati nuk moderon gjuhën e lidhur me drogën në emrat e përdoruesve dhe se nuk reagon në mënyrë të mjaftueshme ndaj raportimeve për profile që shesin drogë hapur, raporton The Guardian.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Studiuesit përdorën profile të 13-vjeçarëve dhe gjetën dhjetëra persona që shisnin drogë në Snapchat nën emra përdoruesish me fjalë kyçe si “coke”, “weed” dhe “moli”.

“Si fëmijë apo i ri, nuk ke pse t’i kërkosh vetë këto profile, Snapchat mund t’i rekomandojë direkt për ty. Kjo është shumë problematike”, ka thënë drejtori ekzekutiv i “Digitalt Ansvar”, Ask Hesby Holm.

Organizata daneze bëri të ditur se kur raportoi 40 nga këto profile te Snapchat, kompania largoi vetëm dhjetë prej tyre, ndërsa kërkesa nuk u pranua për 30 të tjera.

Hulumtimi gjeti gjithashtu se, pavarësisht kritikave të mëparshme, sistemet e rekomandimeve të Snapchatit shpërndanin dhe promovonin profilet e atyre që shesnin drogë ilegale tek përdoruesit – përfshirë fëmijët që më herët nuk kishin treguar interes apo ndërvepruar me profile të tregtarëve të drogës.

Një zëdhënës i Snapchatit ka thënë se kompania “ka tolerancë zero për shitjen e drogës në platformë” dhe se, edhe pse jo të gjitha llogaritë e përmendura në studim ishin raportuar përmes aplikacionit, mbi 75 për qind e tyre ishin mbyllur tashmë nga ekipet e Snapchatit para publikimit të raportit, ndërsa të gjitha llogaritë u “çaktivizuan” pas publikimit të tij.