Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

TikToku lanson aplikacionin për ta konkurruar Instagramin

TikTok

Rrjeti social TikTok ka lansuar aplikacionin për ndarjen e fotografive që do të konkurrojë me Instagramin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kompania ka thënë se aplikacioni “TikTok Notes” do të jetë i disponueshëm vetëm në Australi dhe Kanada për momentin. Derisa po punohet që të jetë i qasshëm në të gjithë botën.

Aplikacioni ka dy kategori, “For You” dhe “Following”, ashtu si në TikTok.

Është shembulli më i fundit i kompanive të rrjeteve sociale që imitojnë njëra-tjetrën, ashtu si Instagrami lansoi Reelsin në përgjigje të TikTokut në vitin 2020.

Edhe pse është “kopjim”, lëvizje të tilla mund t’i shpërblejnë kompanitë, por vetëm nëse bëhen në mënyrën e duhur. Një shembull është Instagrami, i cili kopjoi Snapchatin duke prezantuar veçorinë Stories. Megjithatë, një lëvizje e ngjashme nga Twitteri përfundoi me dështim.