Tech

Starmer: Nevojiten më shumë veprime për të mbrojtur fëmijët në rrjetet sociale

Starmer

Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka thënë të hënën se duhet bërë më shumë për të mbrojtur fëmijët në rrjetet sociale pas skandalit botëror të chatbot-it Grok AI të Elon Muskut që prodhonte imazhe seksuale pa pëlqim, raportoi Reuters.

"Duhet të bëjmë më shumë për të mbrojtur fëmijët, dhe kjo është arsyeja pse po shqyrtojmë një sërë opsionesh dhe po themi se asnjë opsion nuk është i përjashtuar", ka thënë Starmeri para gazetarëve.

xAI nën pronësi të Muskut javën e kaluar ka njoftuar se ka zbatuar disa ndryshime për të parandaluar që llogaria Grok "të lejojë redaktimin e imazheve të njerëzve të vërtetë me veshje zbuluese, siç janë bikinit".

Gjithashtu ka njoftuar se ka bllokuar përdoruesit, bazuar në vendndodhjen e tyre, nga gjenerimi i imazheve të njerëzve me veshje zbuluese në "juridiksione ku kjo është e paligjshme".

Britania ka miratuar një ligj të ri që do ta bëjë të paligjshëm prodhimin e imazheve seksuale pa pëlqimin e të tjerëve.