Tech

Si të veproni nëse s’po mund të kyçeni në Facebook ose Instagram

Facebook

Foto: Associated Press

Si të dëshmoni identitetin po që se llogaria juaj ka rënë pre e hakerëve dhe si të përmirësoni masat e sigurisë për të ardhmen

Llogaritë në Facebook ose Instagram mund të jenë lidhja me miqtë, profil për punë apo për shërbime tjera. Humbja e qasjes në to mund të jetë shqetësuese për shumëkënd.

Çfarë duhet të bëni nëse humbni qasjen në llogarinë në Facebook apo Instagram, jeni sulmuar apo u janë vjedhur të dhënat?

Nëse keni qasje në numrin e telefonit apo e-mail adresën e lidhur me llogarinë në Facebook apo Instagram, mund të përpiqeni ta ndërroni fjalëkalimin duke klikuar në vegëzën “Forget password?” (Keni harruar fjalëkalimin?) në ekranin hyrës të Facebookut apo Instagramit. Më pas në e-mail merrni mesazhin me instruksione për të vazhduar tutje.

Nëse s’keni qasje në e-mailin e lidhur me llogarinë në Facebook, përdorni një pajisje në të cilën keni qenë më herët të kyçur dhe shkoni në “facebook.com/login/identify”. Shkruani çfarëdo e-maili apo numri telefoni me të cilin mund ta keni lidhur llogarinë tuaj në të kaluarën. Aty mund të klikoni në hapësirat “S’kam qasje më këtu?”, “Kam harruar llogarinë” apo “Rikthe” dhe ndiqni instruksionet për të dëshmuar identitetin dhe për të risetuar fjalëkalimin.

Nëse llogaria juaj është hakuar, hyni në “facebook.com/hacked” ose “instagram.com/hacked” në një pajisje në të cilën më herët keni qenë të kyçur dhe ndiqni instruksionet.

Çfarë të veproni pasi ta ktheni llogarinë?

Krijoni fjalëkalim më të fortë, më të gjatë dhe më unik. Shmangni fjalëkalime të zakonshme.

Aktivizoni verifikimin e dyfishtë në sektorin “fjalëkalimi dhe siguria”. Përdorni aplikacionin e autenticitetit apo të sigurisë për këtë. Ruani ato kode kudo që e dini që është e sigurt.

Aktivizoni alarmet për “kyçje të panjohura” në sektorin “fjalëkalimi dhe siguria”. Kjo do t’ju njoftojë sa herë dikush tenton të hyjë në llogari.

Fshini “miqtë e dyshimtë”.