Problemet teknike me Cloudflare kanë shkaktuar pengesa në disa prej faqeve online të premten.
LinkedIn, X, Canva janë prej platformave të prekura, faqet e të cilave nuk janë hapur.
Cloudflare, që është infrastrukturë mbrojtëse prej sulmeve dhe shërben si “mur” mes vizitorëve dhe serverëve, ka thënë se po heton çështjet dhe se po monitoron situatën.
Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurt që një problem me Cloudflare i ka bërë të paqasshme disa faqe interneti për rreth tri orë, raportoi The Guardian.
Megjithatë, nga Cloudflare është thënë se problemi nuk ka të bëjë me ndonjë sulm, por lidhet me problem teknik.