Një gjykatëse australiane ka vendosur se platforma e rrjeteve sociale X është subjekt i ligjit anti-diskriminim të vendit edhe pse nuk ka zyrë në Australi.
Gjykatësja Ann Fitzgerald e Gjykatës Civile dhe Administrative ka thënë se ka juridiksion për ta mbuluar ankesën që ishte bërë për gjuhë të urrejtjes ndaj X-it.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoX shkeli ligjin anti-diskriminim pasi dështoi të largonte ose fshihte gjuhën e urrejtjes kundër myslimanëve, raportoi AP.
Rrjeti i Mbrojtjes së Myslimanëve në Australi e ka ngritur çështjen kundër Twitterit në vitin 2022, para se miliarderi Elon Musk t’ia ndërronte emrin.
Vendimi i Fitzgerald “hapi rrugë që kompanitë e tjera të rrjeteve sociale të mbahen përgjegjëse për përmbajtjen që mund të shkelë ligjet australiane”, ka thënë rrjeti.