Tech

Përdoruesit kërkojnë 2.36 miliardë dollarë nga Google pas vendimit për shkelje të privatësisë

Google

Përdoruesit amerikanë të Googlet, të cilët muajin e kaluar fituan një vendim gjyqësor prej 425 milionë dollarësh në një padi kolektive për shkelje të privatësisë, kanë kërkuar nga gjykata që kompania mëmë e Googlet, Alphabet Inc., të dorëzojë edhe 2.36 miliardë dollarë shtesë nga fitimet e saj.

“Juria konstatoi se sjellja e Googlet ishte jashtëzakonisht fyese, e dëmshme dhe pa pëlqimin e përdoruesve,” thuhet në dokumentin e paraqitur para kryetarit të Gjykatës Federale në San Francisko, Richard Seeborg, i cili tani duhet të vendosë nëse është i nevojshëm dhe i lejueshëm konfiskimi i fitimeve.

Kërkuesit argumentojnë se vendimi fillestar prej 425 milionë dollarësh është “qartësisht i pamjaftueshëm” për të zbutur dëmin që Google vazhdon t’u shkaktojë përdoruesve.

Nga ana tjetër, Google ka mohuar çdo shkelje dhe ka njoftuar se do të apelojë vendimin, duke pretenduar se të dhënat e mbledhura janë anonimizuar dhe se mjetet e saj të privatësisë u japin përdoruesve kontroll të plotë mbi informacionet personale.

Padia, e ngritur fillimisht në vitin 2020, akuzon Googlen se për një periudhë tetëvjeçare ka përdorur të dhënat e përdoruesve në kundërshtim me premtimet për privatësi në cilësimin “Web & App Activity”.

Pavarësisht vendimit, paditësit thonë se Google nuk ka ndryshuar ende praktikat e saj të mbledhjes së të dhënave apo deklaratat për privatësi.