Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Paralajmërohet mbyllja e X-it në Brazil, alarmohet Elon Musk

Elon Musk

Elon Musk

Shefi i rrjetit social X, Elon Musk, ka ngrehur alarmin se në Brazil po rrezikohet të mbyllet ky rrjet, pasi vendimit të gjykatës që disa llogari të bllokohen. Musk ka thënë se ky vendim mund të çojë në humbjen totale të të ardhurave dhe mbylljen e zyrave.

Ai ka thënë se do të bëjë çmos që ta kundërshtojë ligjërisht këtë nismë. Kjo kompani amerikane s'ishte në dijeni pse ishin lëshuar urdhrat e bllokimit dhe i është ndaluar të japë detaje mbi llogaritë, duke thënë se gjobat do të rriten nëse vepron të kundërtën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky gjyqtar ka aplikuar gjoba masive, ka kërcënuar se do të arrestojë punonjësit tanë dhe do të ndërpresë qasjen në X në Brazil, ka thënë Musk, duke i replikuar komentit të një përdoruesi.

Autoritetet braziliane vitin e kaluar kanë iniciuar një hetim ndaj disa platformave, duke çuar përpara një projektligj që do të rregullojë përdorimin e internetit.

Musk i ka rekomanduar përdoruesit në Brazil që të përdorin VPN për të ndërruar IP-në e adresës.