Kompania amerikane e inteligjencës artificiale OpenAI po shqyrton mundësinë e një kontrate për të vendosur teknologjinë e saj në rrjetet “e paklasifikuara” të NATO-s, sipas një burimi të njohur me çështjen, raportoi “Reuters”.
Lajmi u bë i ditur vetëm pak ditë pasi kompania, pronare e ChatGPT-së, arriti një marrëveshje me Pentagonin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE përditshmja “The Ëall Street Journal” raportoi e para se OpenAI po konsideron një marrëveshje me aleancën ushtarake 32-anëtarëshe. Sipas gazetës, drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, ka deklaruar fillimisht në një mbledhje të brendshme se kompania po shihte mundësinë e vendosjes së teknologjisë në të gjitha rrjetet e klasifikuara të NATO-s.
Më vonë, një zëdhënëse e kompanisë sqaroi se Altmani ishte shprehur gabim dhe se mundësia e kontratës lidhej vetëm me rrjetet “e paklasifikuara”.
OpenAI, e mbështetur nga gjigantët teknologjikë si Microsoft dhe Amazon, njoftoi javën e kaluar një marrëveshje për vendosjen e teknologjisë së saj në rrjetin e klasifikuar të Pentagonit.
Kjo ndodhi pasi presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi qeverinë të ndërpriste bashkëpunimin me rivalin Anthropic.
Pentagoni ka deklaruar më herët se nuk ka interes për përdorimin e AI për mbikëqyrje masive të amerikanëve apo për zhvillimin e armëve që operojnë pa përfshirje njerëzore, por ka kërkuar që çdo përdorim i ligjshëm i teknologjisë të lejohet.