Nokia planifikon të investojë 4 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara, duke synuar kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin për përparim në inteligjencën artificiale.
Prodhuesi i pajisjeve të telekomunikacionit tha se 3.5 miliardë dollarë të investimit do të ndahen për përpjekjet e kërkim-zhvillimit.
Sipas Nokias, 500 milionë dollarë do të shpenzohen për prodhim dhe shpenzime kapitale në shtete duke përfshirë Teksasin, Neë Jersey dhe Pensilvani.
Nokia prezantoi një strategji të re të mërkurën që synon përmirësimin e operacioneve me theks në inteligjencën artificiale.
Presidenti finlandez Alexander Stubb pati thënë se Nokia ishte një nga temat e diskutuara me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në një takim në Shtëpinë e Bardhë.
SHBA-së i mungon një prodhues i madh vendas i pajisjeve të telekomunikacionit, duke lënë pas Nokian dhe Ericssonin dhe Samsung si opsionet kryesore.