Tech

Njësia e Microsoftit në Rusi do të falimentojë

Microsoft

Njësia e korporatës Microsoft në Rusi planifikon ta deklarojë falimentimin, tregojnë të dhënat e Fedresurs, raportoi Reuters.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë këtë javë se ofruesit e shërbimeve të huaja si Microsofti dhe Zoomi duhet të "mbyten" në Rusi për t'i hapur rrugë zgjidhjeve të softuerëve vendas.

Microsoft vazhdoi të ofrojë shërbime kyçe në Rusi pas pushtimit të Ukrainës nga Moska në shkurt 2022, por në qershor të po këtij viti tha se po i zvogëlonte ndjeshëm operacionet për shkak të ndryshimeve në perspektivën ekonomike dhe ndikimit në biznesin atje.

Gjigandi amerikan i teknologjisë ka hequr tashmë aplikacionet mobile të medias shtetërore ruse RT nga dyqani i aplikacioneve Ëindoës dhe ka ndaluar reklamat në mediat ruse të sponsorizuara nga shteti në ditët pas pushtimit.

Shënimi i postuar në Fedresurs të premten tha se Microsofti Rus LLC ka ndërmend ta deklarojë falimentimin.

Një degë e Googlet në Rusi deklaroi falimentin në vitin 2022, duke thënë se sekuestrimi i llogarisë së saj bankare nga autoritetet ruse e ka bërë të papërshtatshëm funksionimin e zyrës atje, duke përfshirë edhe pagimin e punonjësve, furnitorëve dhe shitësve me bazë në Rusi.