Në një proces gjyqësor që pritet të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhmen e inteligjencës artificiale, miliarderi Elon Musk dëshmoi të martën kundër kompanisë OpenAI, duke e cilësuar padinë e tij si përpjekje për të mbrojtur parimet e bamirësisë.
Musku, një nga themeluesit e hershëm të OpenAI, ka akuzuar kompaninë, si dhe drejtuesit e saj Sam Altman dhe Greg Brockman, se kanë tradhtuar misionin fillestar të organizatës për të zhvilluar inteligjencën artificiale në shërbim të njerëzimit, duke e kthyer atë në një strukturë të orientuar drejt fitimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nëse bëhet normale grabitja e një organizate bamirëse, atëherë shembet themeli i dhurimeve në Amerikë”, ka deklaruar Musk në ditën e parë të gjyqit.
Ai e përshkroi OpenAI si “krijimin e tij”, duke pretenduar se kishte ideuar konceptin, emrin dhe kishte rekrutuar ekipin fillestar, si dhe kishte siguruar fondet e para.
Sipas tij, organizata ishte menduar që në fillim si një entitet jofitimprurës.
Avokatët e OpenAI hodhën poshtë këto pretendime. Gjatë deklaratës hapëse, përfaqësuesi ligjor i kompanisë argumentoi se vetë Musku kishte shtyrë për transformimin e OpenAI në një biznes fitimprurës dhe kishte kërkuar të merrte drejtimin si drejtor ekzekutiv.
Sipas tyre, padia u bë vetëm pasi ai nuk arriti të realizonte këtë synim dhe më pas themeloi kompaninë e tij të inteligjencës artificiale, xAI.
Çështja ka në qendër edhe investimet e mëdha nga kompani si Microsoft, e cila ka dhënë miliarda dollarë në OpenAI për të mbështetur zhvillimin teknologjik dhe konkurrencën me rivalë si Google.
Musku kërkon 150 miliardë dollarë dëmshpërblim, me fondet që, sipas tij, duhet të rikthehen në funksion të misionit bamirës të OpenAI. Ai gjithashtu kërkon që kompania të rikthehet në status jofitimprurës dhe që drejtuesit aktualë të largohen nga pozitat e tyre.