Pas disa orë ndërprerjesh gjatë së hënës, udhëheqësi i rrjetit social X, Elon Musk, ka dalë me reagim. Ai është shprehur se ka pasur dhe vazhdon të ketë sulm masiv kibernetik ndaj X-it, duke u shprehur se sulmi po bëhet nga një grup i madh personash.
“Ne sulmohemi përditë, por kjo është bërë më e madhe. Përfshihet një grup i madh, i koordinuar”, ka njoftuar ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërdoruesit e këtij rrjeti u ankuan gjatë së hënës nuk kanë mundur të qasen në X.
Kjo është faktuar edhe shërbimi i monitorimit të faqeve, Downdetector.