Microsofti do të investojë 400 milionë dollarë në Zvicër për zhvillimin e inteligjencës artificiale, raportoi të hënën Reuters.
Kompania amerikane e teknologjisë njoftoi investimin në një takim të ministrit zviceran të Ekonomisë, Guy Parmelin, dhe nënkryetarit të saj, Brad Smith, në Bern.
Kjo kompani që punëson 1,000 persona në Zvicër, nuk dha detaje se sa vende pune do të krijojë investimi.
Paratë do të përdoren për të zgjeruar dhe përmirësuar katër qendrat e saj të të dhënave pranë Gjenevës dhe Cyrihut, duke iu përgjigjur kërkesës në rritje për shërbime të inteligjencës artificiale dhe informatikën në Zvicër.
Zgjerimi do t'u shërbejë klientëve ekzistues dhe të rinj dhe do të lejojë që të dhënat të mbeten brenda kufijve zviceranë - kërkesë e rëndësishme për sektorë si kujdesi shëndetësor, financat dhe qeveria.
Microsoft do të zgjerojë gjithashtu bashkëpunimin me kompanitë e vogla dhe të mesme dhe do të shtojë përpjekjet e trajnimit për të ndihmuar njerëzit të përdorin inteligjencën artificiale dhe mjetet digjitale.