Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Meta AI, platforma më e re në Whatsapp

Whatsapp AI

Përdoruesit e platformës për komunikim, Whatsapp, së fundmi kanë marrë një njoftim me rëndësi.

Kjo kompani e ka inkorporuar edhe inteligjencën artificiale, duke iu mundësuar atyre të gjejnë përgjigje në çfarëdo pyetje që shtrojnë dhe të kenë një lloj chatboti të veçantë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Meta, kompani që përfshin Whatsappin, ka njoftuar se teknologjia që gjeneron përmbajtje me AI do t'i fuqizojë kërkimet e përdoruesve, duke iu mundësuar të marrin përmbajtje më të shpejtë.

Ky opsion funksionon aktualisht vetëm në disa shtete, derisa mbështetet në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, hindisht, indonezisht, italisht, portugalisht, spanjisht e të tjera.

Ju mund të bëni bisedë me Meta AI, të krijoni grupe diskutimi, të shtroni pyetje apo të merrni rekomandime të dobishme, të krijoni imazhe me AI dhe të shkruani artikuj.