Ligjvënësit amerikanë po planifikojnë të prezantojnë një projektligj të enjten që do ta ndalojë aplikacionin chatbot DeepSeek nga pajisjet në pronësi të qeverisë së SHBA-së.
Kështu ka bërë të ditur të enjten Wall Street Journal, duke mos dhënë detaje të mëtejshme, raportoi Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeepSeek është një startup kinez i Inteligjencës Artificiale (AI), i cili shënoi rekord të shkarkimit dhe shkaktoi fundosje të aksioneve të teknologjisë në Shtetet e Bashkuara.
Javë më parë, ky aplikacion lansoi modelin e saj më të fundit, DeepSeek R1, për të cilin tha se rivalizonte teknologjinë e zhvilluar nga krijuesi i ChatGPT, OpenAI në aftësitë e saj, ndërkohë që i kushtoi shumë më pak kohë për ta krijuar.