Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Ja në cilat modele të iPhoneit është i disponueshëm iOS 18

iPhone

Sistemi operativ i Apple iOS 18 është i disponueshëm për përdoruesit e iPhoneit në mbarë botën dhe tashmë dihet lista e modeleve që mund ta shkarkojnë këtë përmirësim të softuerit.

Modelet më të vjetra të iPhoneit që mund ta shkarkojnë këtë përditësim softueri janë iPhone XR, XS dhe XS Max, të cilat arritën në treg gjashtë vjet më parë, pra në shtator të vitit 2018. Si zakonisht, do të duhet pak kohë që përditësimi të shfaqet për shkak të miliona pajisjeve në mbarë botën që janë në radhë për ta shkarkuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për të kontrolluar disponueshmërinë e iOS 18, është e nevojshme të ndiqni hapat Settings - General - Software Update.

Lista e modeleve të iPhoneit që mund të përditësohen iOS 18

Ata që kujdesen vetëm për përditësimet e sigurisë nuk kanë nevojë të shkarkojnë iOS 18, pasi Apple do të vazhdojë mbështetjen për iOS 17.7, i cili është ende i disponueshëm.

Duhet theksuar se “Apple Intelligence” nuk është pjesë e iOS 18, por pritet në tetor me ardhjen e iOS 18.1.