Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Instagrami prezanton veçori të reja për “Stories”

Instagram

Platforma Instagram ka prezantuar një sërë veçorish të reja për “Stories”, më e rëndësishmja prej të cilave është veçoria “Reveal”, e cila u lejon përdoruesve të krijojnë “Stories” të fshehura që ndjekësit e tyre do të mund t'i zbulojnë vetëm nëse kërkojnë leje nga përdoruesi në mesazh privat.

Për të krijuar “Secret Stories”, duhet të klikoni në ikonën në krye të aplikacionit, të zgjidhni funksionin “Discover” dhe të krijoni një “story” që më pas iu jep mundësinë ta bëni në “secret”, raporton TechNews. Ndjekësit e juaj mund të shohin vetëm zi në “Secret Stories”. Pra, pa lejen tuaj, s’mund ta shohin foton.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kompania beson se funksioni i ri do të shërbejë si mundësi për të filluar bisedë me miqtë në Instagram, sipas njoftimit të kompanisë.

Në këtë veçori është edhe funksioni për të vendosur këngën që dëshiron.