Tech

Australia ndalon mediat sociale për të rinjtë nën 16 vjeç

Mediat sociale

Miliona fëmijë dhe adoleshentë nën moshën 16 vjeç në Australi kanë humbur qasjen në llogaritë e tyre në mediat sociale pasi të martën ka hyrë në fuqi ndalimi i parë në botë. 

Instagram, Facebook, Threads, X, Snapchat, Kick, Twitch, TikTok, Reddit dhe YouTube janë ndër platformat të cilave u kërkohet të zbatojnë legjislacionin e ri.

Prindërit dhe fëmijët nuk do të ndëshkohen për shkeljen e ndalimit - por kompanitë përballen me gjoba deri në 49.5 milionë dollarë australianë për shkelje.

Qeveria thotë se ndalimi synon mbrojtjen e të rinjve nga përmbajtja e dëmshme, ngacmimi online, ngacmimi kibernetik dhe "algoritmet grabitqare".

Ky është një veprim i guximshëm që shumë vende të tjera po e ndjekin me kujdes - por se si qeveria do ta gjykojë suksesin është e paqartë, raporton BBC.

Kritikët kanë sugjeruar se ky veprim mund t'i izolojë adoleshentët e cenueshëm dhe t'i shtyjë fëmijët në hapësira të parregulluar të internetit.